Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2012

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 23.01.2013
Data e shtypjes: 23.01.2013
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Bazuar në rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues, standardet e kredisë kanë vijuar të shtrëngohen për bizneset dhe kanë mbetur të pandryshuara për kreditë dhënë individëve, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012. Standardet e kredisë u shtrënguan si për kreditë dhënë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ashtu dhe për ato dhënë ndërmarrjeve të mëdha. Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë, standardet u shtrënguan për ato me qëllimin financimin e investimeve dhe të kapitalit qarkullues. Standardet për kredi për blerje banese dhe për kredinë konsumatore kanë mbetur të pandryshuara që prej tremujorit të parë të vitit 2012.