Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2013

Data e prodhimit: 03.02.2014
Data e shtypjes: 03.02.2014
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Vrojtimi i aktivitetit kreditues pranë bankave në tremujorin e katërt të vitit 2013, tregon për shtrëngim të standardeve të kredisë dhënë bizneseve, ndërkohë që kërkesa për të mbetet e dobët. Përqindja neto e bankave që raportuan për shtrëngim të standardeve për kredinë dhënë bizneseve regjistroi nivelin 6.4%, pasi kishte shënuar nivelin 0 në tremujorin e tretë. Nga ana tjetër, standardet e kredisë dhënë për individë u lehtësuan gjatë tremujorit të katërt. Përqindja neto e bankave që raportojnë lehtësim është 10.8%, ndjeshëm më lart se mesatarja e saj gjatë dy viteve të fundit.