Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2014

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 19.02.2015
Data e shtypjes: 19.02.2015
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues në tremujorin e katërt të vitit 2014, tregojnë për ndryshime të vogla në kahun shtrëngues të standardeve të kredidhënies të aplikuara nga bankat për bizneset, dhe për ngadalësim të prirjes lehtësuese për individët. Pasi u lehtësuan gjatë pjesës së parë të vitit, standardet e kredisë për biznese u shtrënguan lehtësisht gjatë tremujorit të fundit të vitit, kryesisht si pasojë e shtrëngimit të standardeve të kredisë së dhënë për qëllim financimi investimesh.