Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2015

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 15.01.2016
Data e shtypjes: 15.01.2016
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues të tremujorit katërt të vitit 2015 treguan për një lehtësim të standardeve të kreditimit të bizneseve dhe për një vijim të prirjes lehtësuese të standardeve të kredisë dhënë individëve. Zhvillimet pozitive në kredinë dhënë bizneseve u shënuan kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, për konsumatorët bankat vijuan të lehtësojnë standardet si kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.