Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T4 - 2016

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 16.01.2017
Data e shtypjes: 16.01.2017
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues treguan për shtrëngim të standardeve të kreditimit për bizneset dhe lehtësim të standardeve të kreditimit të individëve në tremujorin e katërt të vitit 2016. Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për bizneset është shënuar në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme standardet kanë mbetur të pandryshuara. Për individët, bankat kanë vijuar të lehtësojnë standardet për kredinë konsumatore, ndërsa standardet për kredinë për blerje banese kanë mbetur thuajse të pandryshuara nga një tremujor më parë.