Zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 26.08.2008
Data e shtypjes: 26.08.2008
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini i Bilancit të Pagesave
Bilanci i përgjithshëm i pagesave, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008, rezultoi me një pakësim mjetesh valutore prej 17 milionë eurosh. Flukset hyrëse të kapitalit mundësuan në masën 84.6 për qind, financimin e deficitit korent. Zhvillimet kryesore në sektorin e jashtëm të ekonomisë shqiptare mund t'i përgjithësojmë në: - Rritje intensive të shpenzimeve dhe të të ardhurave korente. - Thellim i mëtejshëm i deficitit tregtar dhe i atij korent. - Rritje të flukseve hyrëse të kapitalit në formën e investimeve të huaja direkte dhe të huamarrjes së sektorit shtetëror. - Rënie e rezervave valutore të autoritetit monetar.