Zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për periudhën janar-shtator të vitit 2008

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 04.12.2008
Data e shtypjes: 04.12.2008
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini i Bilancit të Pagesave
Bilanci i përgjithshëm i pagesave për periudhën janar – shtator të vitit 2008 rezultoi me një rritje të mjeteve valutore prej 101,4 milionë eurosh. Llogaria korente regjistroi një deficit prej rreth 840 milionë eurosh. Flukset hyrëse të kapitalit regjistruan vlerën 767 milionë euro duke financuar rreth 91 për qind të deficitit korent.