Zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë për vitin 2008

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 30.03.2009
Data e shtypjes: 30.03.2009
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini i Bilancit të Pagesave
Bilanci i përgjithshëm i pagesave për vitin 2008 regjistroi një rritje të mjeteve të rezervës valutore me 192 milionë euro. Viti u mbyll me një deficit të llogarisë korente prej 1,291 milionë eurosh duke arritur në rreth -14.9% të PBB-së. Në krahasim me vitin 2007, deficiti regjistroi një rritje prej rreth 460 milionë eurosh, nga 831 milionë euro. Deficiti i tregtisë së mallrave u thellua me 310 milionë euro gjatë vitit 2008 duke arritur nga 2,104 milionë euro në 2,415 milionë euro. Flukset hyrëse të kapitalit regjistruan vlerën 1,556 duke financuar plotësisht deficitin korent.