Buletini ekonomik, Vëllimi 5, Nr. 1 - Politika Monetare e B.SH e realizuar nëpërmjet Operacioneve të Tregut të Hapur gjatë vitit 2001

Authori: Suzana Sheqeri, Arta Pisha
Data e prodhimit: 15.04.2002
Data e shtypjes: 15.04.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Politika monetare e Bankës së Shqipërisë deri në tetor të vitit 2000 u mbështet në përdorimin e instrumenteve direkte të politikës monetare. E ndodhur në kushtet kur uljet e vazhdueshme të përqindjeve administrative të interesit nuk po ndiqeshin nga bankat tregtare, në fillim të tremujorit të tretë të vitit 2000, Banka e Shqipërisë konsideroi të arsyeshëm rikonceptimin e kuadrit operacional duke vendosur që politika monetare e saj të bazohej në zbatimin e instrumenteve të tregut. Rolin e përqindjes bazë në ekonomi tashmë e luan norma e përqindjes së marrëveshjeve të riblerjes (repove).