Si prodhohet një kartëmonedhë shqiptare?!

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 08.04.2013
Data e shtypjes: 08.04.2013
Kategoria e materialit: Botime edukative / Broshura
Krijimi i një kartëmonedhe të re është një proces kompleks dhe i vështirë, i cili kërkon përmbushjen e disa qëllimeve të ndryshme dhe shpesh të kundërta. Kjo sepse një kartëmonedhë përfaqëson kryesisht një mjet pagese por edhe një vepër arti. Përgjithësisht projektimi dhe prodhimi i kartëmonedhave kërkojnë studime të thelluara. Portretet dhe simbolet kombëtare kanë qenë, tradicionalisht, elementet kryesore të dizenjimit të tyre. Përvoja ka treguar se publiku mund të dallojë më lehtësisht kartëmonedhat e falsifikuara, kur elementet e dizenjuara në to janë portrete.