Ekspozita lëvizëse në rrethe gjatë vitit 2012

Banka e Shqipërisë oganizoi disa ekspozita në rrethe të ndryshme të vendit, të cilat trajtuan historinë e bankës qendrore, duke filluar me përpjekjet e para të Ismail Qemalit për krijimin e një banke qendrore shqiptare, si dhe historinë e monedhës kombëtare duke e paraqitur atë së bashku me pararendëset e saj, emetimet lokale që fillojnë nga viti 1914.

Ekspozita, shërbeu për shpalosjen dhe promovimin e vlerave historiko-kulturore shqiptare nëpërmjet monedhës vendase ndër vite. Ekspozita,  e cila  ishte e përkohshme lëvizi në degët e ndryshme të Bankës në rrethe.

Ekspozita u hap dhe në rrethet Elbasan, Shkodër, Korçë, Tiranë dhe Vlorë.

Kalendari i ekspozitave sipas rretheve:

  • Berat: 19 korrik 
  • Gjirokastër: 26 korrik  
  • Korçë: 20 shtator
  • Elbasan: 27 shtator
  • Shkodër: 11 tetor
  • Tiranë: 25-27 tetor
  • Vlorë: 16 nëntor