Java Globale e Parasë, 2024

 

Në datën 18 mars 2024, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u organizua ceremonia kremtuese e Javës së Parasë për vitin 2024 nën sloganin “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”. Banka e Shqipërisë mori pjesë për herë të dhjetë në këtë kremtim, ku në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetjen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, organizuan aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese, duke përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rreth 4750 nxënës dhe studentë, nga më shumë se 165 shkolla të të gjitha niveleve, nga i gjithë vendi. Aktivitetet e organizuara përfshinë: konkurse shkollore, leksione në auditoret e universiteteve, si dhe orë mësimore në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme. 

 

Organizatorë:

Banka e Shqipërisë (BSH) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e: Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement of Albania (JAA).