Konkursi "Vlera e Vërtetë e Parasë", Tiranë, Prill 2008

Në konkurs morën pjesë 20 ekipe nga shkollat publike dhe jopublike të Tiranës. Sfida, e cila në fazën eliminatore u zhvillua në hollin e Bankës së Shqipërisë, i përngjau një konkursi klasik, ku ekipet, të vendosura në formën e një tryeze të rrumbullakët, konkurruan për rreth 90 minuta përpara panelit të jurisë, të përbërë nga drejtues të lartë të Bankës Qendrore. Konkurrentët u përballën me një sërë pyetjesh të kategorive të ndryshme, si pyetje me shtjellim, pyetje rrufe, pyetje me plotësim termash, një zgjidhje ushtrimi, një interpretim grafiku, duke e mbyllur konkurrimin me përgjigjen e një pyetjeje, të përgatitur nga vetë ekipet pjesëmarrëse për njeri tjetrin.

Faza finale u zhvillua në sallën "Black Box" të Akademisë së Lartë të Arteve, ku tri skuadrat finaliste shfaqën njohuritë e tyre përpara një publiku prej afro 200 vetash. Aktiviteti u transmetua edhe në Televizionin Publik Shqiptar.

 

.img_6434.

.img_6429.

.img_6432.

.img_6424.