Leksionet e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë viziton shpesh auditoret e universiteteve brenda dhe jashtë vendit për të dhënë leksione mbi tema që lidhen me aktivitetin e saj. Në këto takime, ai u përgjigjet pyetjeve nga auditori rreth argumenteve të rëndësishme që lidhen me Bankën Qendrore, ekonominë në përgjithësi, por edhe ndan me ta momente vështirësish ose suksesesh të përjetuara gjatë vitesh përvoje profesionale. Kjo i bën leksionet e Bankës së Shqipërisë akoma dhe më të vlefshme e më interesante për studentët.

 

Leksion i Guvernatorit Sejko në Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit, në Londër

Në datën 12 qershor 2017, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko me ftesë të Universitetit të Oksfordit, në Londër, mbajti një leksion për një audiencë mjaft të gjerë, me temë "Roli i Bankës Qendrore si një ruajtës i qëndrueshmërisë së çmimeve dhe stabilitetit financiar të vendit".

Ky leksion u organizua në kuadër të bashkëpunimit që Banka e Shqipërisë ka ndër vite me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit.

# 250 2

#250

Të pranishëm në këtë leksion ishin trupa akademike e Universitetit, ekspertë ndërkombëtarë në fushën e ekonomisë si dhe studentët e nivelit Master dhe Phd të Universitetit.

Leksion i hapur i Guvernatorit Sejko në Universitetin Europian të Tiranës

Në datën 30 mars 2017, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mbajti një leksion të hapur me temë: "Roli i Bankës së Shqipërisë në ekonomi, ndërthurja midis nxitësit dhe rregullatorit", për studentët e masterit në Universitetin Europian të Tiranës. Leksioni u shoqërua edhe nga një sesion pyetjesh përgjigjesh ndërmjet studentëve dhe Guvernatorit.