Mini-panairi ''86 vjetori i monedhës kombëtare''

Me rastin e 86-vjetorit të hedhjes në qarkullim të monedhës, Banka e Shqipërisë, në datën 31 mars 2012, organizoi një aktivitet në formën e një mini-panairi, kushtuar fëmijëve dhe të rinjve të grupmoshave të ndryshme.

Aktiviteti ofroi një shumëllojshmëri materialesh të shkruara dhe audio-vizuale, të përgatitura mbi parimin e të mësuarit nëpërmjet argëtimit.

Këto materiale synuan t'i njohin nxënësit me paranë, historinë, funksionet dhe elementet e saj.

Në kuadër të këtij viti jubilar, disa prej materialeve që iu ofruan vizitorëve u ndërthurën dhe me elemente të 100-vjetorit të Pavarësisë.