Programi i mesuesve Vlore 2008

Seminari i mësuesve të lëndës së ekonomisë të shkollave të mesme, Vlorë

Pas Tiranës, programi "Banka Qendrore në jetën e përditshme" zbriti edhe në qytetin e Vlorës me aktivitetet e tij. Në fillim të shtatorit 2008, u organizua në qytetin bregdetar një seminar për të gjithë mësuesit e lëndës së ekonomisë të shkollave të mesme publike dhe private të rrethit. Një vend të veçantë në programin e këtij seminari zuri edhe prezantimi i rregullave të zhvillimit dhe i materialeve studimore, që nxënësit duhet të përgatisin për të marrë pjesë në konkursin për nxënësit e shkollave të mesme "Vlera e Vërtetë e Parasë".

Programi i seminarit të mësuesve të rrethit të Vlorës:

Nr.

Tematika

Data

1.

Edukimi- sfida e re e Bankës së Shqipërisë.

1 shtator

2.

Banka e Shqipërisë - banka jonë qendrore.

1 shtator

3.

Ç'është politika monetare: regjimet e ndryshme të saj.

2 shtator

4.

Instrumentet e politikës monetare.

2 shtator

5.

Inflacioni: ç'duhet të dimë rreth tij.

2 shtator

6.

Bankat, funksionet dhe dobishmëria e tyre.

3 shtator

7.

Sistemi bankar shqiptar. Mbikëqyrja e tij dhe transparenca me klientin.

3 shtator

8.

Regjistri i kredive.

3 shtator

9.

Funksioni dhe përgjegjësia e Bankës së Shqipërisë për kryerjen e pagesave në lekë.

4 shtator

10.

Emetimi i kartëmonedhës - funksioni më i vjetër i bankave qendrore. Elemente të sigurisë (lekë, euro).

4 shtator

11.

Si të minimizojmë humbjen në kursimet tona nga gërryerja e kohës.

4 shtator

12.

Prezantimi i konkursit "Vlera e vërtetë e parasë".

8 shtator

13.

Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të pjesëmarrjes.

8 shtator

Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e aplikimit për të marrë pjesë në këto seminare ose mbi datat e sakta të seminareve të ardhshme, jeni të lutur të kontaktoni me Sektorin e Botimeve pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit në numrat e telefonit 04 222 152/3 ext. 3070 ose nëpërmjet adresës e-mail [email protected].