Programi i seminarit të mësuesve - Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër

Të zhvilluara më parë në Tiranë dhe Vlorë, gjatë vitit shkollor 2008-2009, seminaret e trajnimit në kuadër të programit të edukimit "Banka qendrore në jetën e përditshme" përfshinë për herë të parë edhe mësuesit e Korçës në datat 10-13 shkurt 2009, të Shkodrës në datat 10-13 mars 2009 si dhe mësuesit e Gjirokastrës më 24-27 mars 2009. Seminaret u organizuan nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale të rretheve përkatëse dhe u ndoqën me interes nga rreth 60 mësues të lëndës së ekonomisë së zbatuar në shkollat e mesme publike dhe private të këtyre qyteteve dhe fshatrave përreth.

Nëpërmjet një programi të përafërt, mësuesit pjesëmarrës u njohën më nga afër me institucionin dhe funksionet e bankës qendrore, rolin e saj në ekonomi dhe ndikimin në jetën e përditshme të secilit prej nesh, por edhe me argumente të tjera nga fushat e ekonomisë, financës dhe bankingut tregtar. Përveç mundësisë së një diskutimi të drejtpërdrejtë me specialistë të bankës qendrore mbi paqartësi të mundshme të hasura gjatë mësimdhënies, këto seminare shërbyen edhe si një hap parapërgatitor drejt konkursit "Vlera e Vërtetë e Parasë".

Programi i seminareve të mësuesve të rretheve Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër:

 

Nr.

Tematika

1.

Ç'është politika monetare: regjimet e ndryshme të saj.

2.

Instrumentet e politikës monetare.

3.

Inflacioni dhe stabiliteti i çmimeve në ekonomi.

4.

Bankat, funksionet dhe dobishmëria e tyre.

5.

Sistemi bankar shqiptar. Mbikëqyrja e tij dhe transparenca me klientin.

6.

Regjistri i kredive.

7.

Instrumentet e pagesave elektronike dhe përgjegjësia e Bankës së Shqipërisë për kryerjen e pagesave në lekë.

8.

Emetimi i kartëmonedhës - funksioni më i vjetër i bankave qendrore.

Elemente të sigurisë (lekë, euro).

9.

Kursi i Këmbimit: Si e ndikojmë me sjelljen tonë dhe si na ndikon në vendimet tona të përditshme?

10.

Stabiliteti financiar dhe roli i Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e tij.

11.

Roli i edukimit financiar në jetën e përditshme.

 

Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e aplikimit për të marrë pjesë në këto seminare ose mbi datat e sakta të seminareve të ardhshme, jeni të lutur të kontaktoni me Sektorin e Botimeve pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit në numrat e telefonit 04 2222 152/3 ext. 2270 ose nëpërmjet adresës e-mail [email protected].