Programi i seminarit të mesuesve Elbasan

Programi edukues "Banka Qendrore në Jetën e Përditshme" ka shënuar fillimin e aktiviteteve të tij në qytetin e Elbasanit. Kështu, në datat 23 -29 shtator u zhvillua një seminar trainues me mësues të shkollave të mesme të rrethit, të lëndës së ekonomisë dhe të atyre të lidhura me të. Merrnin pjesë rreth 40 mësues nga 15 shkolla, të cilët gjatë 5 ditëve, ndoqën 14 tema në formën e prezantimeve. Nëpërmjet tij synohet që pjesëmarrësit të krijojnë e thellojnë njohuritë për Bankën e Shqipërisë, objektivin kryesor të saj, rolin e saj në nxitjen dhe zhvllimin e ekonomisë dhe nga ana tjetër, të zgjerojnë ato mbi sistemin bankar, aktivitetin e bankave tregtare në vendin tonë e veçanërisht të shërbimeve e produkteve që ato ofrojnë. Mënyra e përzgjedhjes së temave dhe grupimi i tyre në ditë të veçanta, ka patur gjithashtu për qëllim të ndihmojë mësimdhënien duke i shtuar njohuritë e mësuesve mbi argumente të caktuara që përfshihen në librin e ekonomisë.

Programi i seminarit të mësuesve të rrethit Elbasan:

 

Nr.

Tematika

1.

Banka e Shqipërisë - Portret dhe pak histori.

2.

Banka e Shqipërisë - detyrat dhe funksionet. Roli i saj në integrimin evropian të vendit.

3.

Stabiliteti Financiar dhe roli i Bankës së Shqipërisë në sigurimin e tij.

4.

Ç'është politika monetare: regjimet dhe instrumentet ; Mekanizmi i transmetimit në ekonomi të vendimeve të saj.

5.

Inflacioni: ç'duhet të dimë rreth tij.

6.

Funksioni dhe përgjegjësia e Bankës së Shqipërisë për kryerjen e pagesave në lekë.

7.

Bankat, funksionet dhe dobishmëria e tyre.

8.

Sistemi bankar shqiptar. Mbikëqyrja e tij dhe transparenca me klientin.

9.

Regjistri i kredive.

10.

Ç'është buxheti i shtetit?

11.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë. Si t'i kuptojmë ato.

12.

Emetimi i kartëmonedhës - funksioni më i vjetër i bankave qendrore. Elemente të sigurisë (lekë, euro).

13.

Marrëdhëniet e Bankës së Shqipërisë me Qeverinë.

14.

Banka e Shqipërisë në edukimin financiar. Financat personale.

 

Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e aplikimit për të marrë pjesë në këto seminare ose mbi datat e sakta të seminareve të ardhshme, jeni të lutur të kontaktoni me Sektorin e Botimeve pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit në numrat e telefonit 04 2222 152/3 ext. 2270 ose nëpërmjet adresës e-mail [email protected].