Programi i seminarit të mësuesve të lëndës së ekonomisë

Programi i seminarit të mësuesve të lëndës së ekonomisë: 2009

Në datat 23 - 27 shkurt 2009, Banka e Shqipërisë organizoi ciklin e tretë të programit trainues për mësuesit e lëndës së ekonomisë në gjimnazet e Tiranës "Banka Qendrore në jetën e përditshme". Cikli i parë i këtij seminari është ai i vitit 2007. Mësuesit, që në pjesën më të madhe kanë ndjekur të treja pjesët e trainimit, u njohën këtë vit me një tematikë krejtësisht të re e cila pjesërisht lidhej me funksionet kryesore të Bankës së Shqipërisë dhe më tej, me disa tema të rëndësishme që teksti mësimor i lëndës së ekonomisë në gjimnaze, trajton. Si i tillë, programi u ndoq me interes dhe u vlerësua si i dobishëm për mësimdhënien. Më poshtë janë renditur temat sipas ditëve të zhvillimit të seminarit.

 

Nr.

Tematika

Data

1.

Banka e Shqipërisë - Portret dhe pak histori.

23 shkurt '09

2.

Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë:  Ruajtja e stabilitetit të çmimeve. Më shumë rreth inflacionit.

23 shkurt '09

3.

Roli i Bankës së Shqipërisë si agjent fiskal i Qeverisë.

24 shkurt '09

4.

C'është rezerva valutore. Menaxhimi i saj.

24 shkurt '09

5.

C'është buxheti i shtetit?

25 shkurt '09

6.

Kursi i këmbimit: si ndikon sjellja jonë çmimin e lekut në tregun valutor?

25 shkurt '09

7.

Si të kuptojmë statistikat e Bankës së Shqipërisë?

26 shkurt '09

8.

Të punosh në Bankën e Shqipërisë.

26 shkurt '09

9. Stabiliteti financiar dhe fokusi i tij.

27 shkurt '09

10. Edukimi financiar dhe Banka e Shqipërisë.

27 shkurt '09


Për informacione të mëtejshme lidhur me mënyrën e aplikimit për të marrë pjesë në këto seminare ose mbi datat e sakta të seminareve të ardhshme, jeni të lutur të kontaktoni me Sektorin e Botimeve pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Integrimit Evropian dhe Komunikimit në numrat e telefonit 04 222 152/3 ext. 2270 ose nëpërmjet adresës e-mail [email protected].