Seminare trajnuese për mësuesit e lëndës "Financat personale në duart tuaja" 2012 - 2013

kopertina e librit

Për të rritur e përmirësuar aftësitë e mësuesve që zhvillojnë modulin "Financat personale në duart tuaja", specialistë të Bankës së Shqipërisë nga Sektori i Edukimit Financiar, Departamenti  Mbikëqyrjes dhe atij të Politikës Monetare, organizon çdo vit seminare trajnuese për mësuesit e shkollave të mesme që zgjedhin këtë modul. Në këto seminare prezantohet teksti mësimor, temat e përfshira në të, si dhe mënyrat më efikase të trajtimit të tyre.
 
Për vitin shkollor 2012-2013, janë zhvilluar 4 seminare trajnuese në rang vendi, në qytetin e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit dhe Lushnjës.


Libër ushtrimesh për mësuesin

Nga viti shkollor 2012-2013, çdo mësues që zhvillon në klasë lëndën e edukimit financiar është pajisur edhe me librin e ushtrimeve për mësuesin "Financat personale në duart tuaja". Në këtë libër, mësuesit gjejnë zgjidhjet e ushtrimeve të dhëna në fund të çdo mësimi në tekstin mësimor, por edhe shumë pyetje, ushtrime dhe detyra të reja, të cilat mund t’i përdorin në klasë për të praktikuar njohuritë e përftuara nga nxënësit në mësim. Parimi i ndjekur gjatë hartimit të këtyre ushtrimeve është përforcimi i koncepteve teorike nëpërmjet shembujve praktikë dhe konkretë.