Mbledhja e Tetë Vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, 9 Nëntor 2022.

Në datën 9 Nëntor 2022, u zhvillua mbledhja e tetë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP). Mbledhja u drejtua nga Zj. Luljeta Minxhozi, Kryetarja e këtij Komiteti dhe Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë, e cila i kushtoi vëmendje modernizimit të sistemit të pagesave si dhe ligjit “Për shërbimet e pagesave” i cili tashmë është finalizuar si nga pikëpamja infrastrukturore ashtu edhe rregullative, dhe është funksional dhe i disponueshëm për aktorët e tregut. Gjithashtu Zj. Minxhozi diskutoi edhe mbi sfidat që janë përpara në lidhje me digjitalizimin dhe përfshirjen financiare, tema të cilat u diskutuan gjerërisht në këtë mbledhje. Përveç anëtarëve të Komitetit, në mbledhje ishin të ftuar edhe nga Banka Botërore si dhe aktorë të tjerë të tregut.

Të pranishmit në mbledhje u prezantuan me rrugëtimin e Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël, si zbatimi i Ligjit “Për shërbimet e pagesave”, si dhe krijimin dhe zbatimin e një Strategjie Kombëtare për Edukimin Financiar si dhe intensifikimin dhe bashkërendimin e përpjekjeve për realizimin e open banking dhe instant payment në Shqipëri.

Dokumentet lidhur me mbledhjen e tetë:

  1. Programi i mbledhjes
  2. Përmbledhje e mbledhjes

Prezantime: