Mbledhja e Nëntë Vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, 13 dhjetor 2023.

Mbledhja e nëntë vjetore e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave (KKSP) u zhvillua në datën 13 Dhjetor, nën drejtimin e Zj. Luljeta Minxhozi, Kryetare e këtij Komiteti dhe Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Krahas anëtarëve të Komitetit, në mbledhje ishin të ftuar përfaqësues nga Banka Botërore dhe Banka e Italisë. Zj. Minxhozi e vuri theksin tek iniciativat e Bankës së Shqipërisë, të cilat synojnë rritjen e përfshirjes financiare të popullatës, rritjen e sigurisë dhe eficiencës së tregut vendas të pagesave, si edhe integrimin e këtij tregu me atë Evropian. Në mbledhje u diskutua mbi përmbushjen e objektivave të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Pagesave me Vlerë të Vogël dhe angazhimet e Shqipërisë kundrejt projekteve të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishmit në mbledhje u njohën dhe me përgatitjet e bankave për zbatimin e standarteve teknike për të mundësuar open banking si dhe me përditësimet e sistemeve të pagesave që operohen nga Banka e Shqipërisë, për të cilat u kërkua bashkëpunimi i sektorit bankar. Në përfundim, u prezantua Strategjia e Bankës së Shqipërisë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare, zbatimi i të cilës do të kërkojë bashkërendimin e të gjithë grupeve të interesit, përtej pjesëmarrësve të KKSP.

Dokumentet lidhur me mbledhjen e nëntë:

  1. Programi i mbledhjes
  2. Përmbledhje e mbledhjes

Prezantimet