Emetimi i parasë

Njësia monetare në Republikën e Shqipërisë është monedha "Lek".

Banka e Shqipërisë ka të drejtën ekskluzive për emetimin e kartëmonedhës dhe të monedhës kombëtare me kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ajo përcakton formën, përmasat, modelin (konfigurimin) dhe karakteristika të tjera të kartëmonedhave e monedhave metalike shqiptare, të cilat kanë kurs ligjor, si dhe të kartëmonedhave e monedhave që shtypen për qëllime numizmatike. 

Banka e Shqipërisë, në përputhje me hartimin, miratimin dhe zbatimin në mënyrë të pavarur të politikës monetare të Republikës së Shqipërisë, si dhe të programit monetar të miratuar, harton strategjinë për emetimin e kartëmonedhave e monedhave kombëtare me kurs ligjor, për të plotësuar në vazhdimësi kërkesat e ekonomisë shqiptare për para.

Ajo harton politikën e tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe të monedhave që ka emetuar, kundrejt shkëmbimit me kartëmonedha e monedha të emetimeve të reja. Gjithashtu, ajo sekuestron e konfiskon kartëmonedhat dhe monedhat e falsifikuara.

Për më shumë