Dr. Ridvan Bode

foto ridvan bode

Dr. Ridvan Bode është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018.

Dr. Ridvan Bode ka përfunduar studimet e larta për financë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në vitin 1983. Ndërsa, studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Montpellier të Francës, në vitin 1995. Mban titullin Doktor i Shkencave Ekonomike që prej vitit 1995.

Dr. Bode ka shërbyer për një kohë të gjatë si Ministër i Financave i Republikës së Shqipërisë, gjatë disa periudhave 1996-1997, 2005-2009 dhe 2009-2013. Gjatë kësaj kohe, ka shërbyer edhe si Guvernator i Republikës së Shqipërisë pranë Grupit të Bankës Botërore.

Në periudhën 1995-1996, ai ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme së Doganave në Ministrinë e Financave. Më herët, gjatë viteve 1983-1990, ka qenë përgjegjës i degës së financës në një ndërmarrje shtetërore në Librazhd.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë lektor i analizës financiare në Universitetin Bujqësor të Tiranës, gjatë periudhës 1991-1995.

Dr. Bode ka qenë anëtar i Parlamentit të Shqipërisë nga viti 1996 deri në vitin 2017.