Prof. Dr. Tonin Kola

 DSC2884 (2)

Prof. Dr. Tonin Kola është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2014. Ai ka qenë anëtar i këtij Këshilli edhe më parë në periudhën 1999 –2006.

Z. Tonin Kola ka përfunduar studimet e larta për ekonomi politike në Universitetin e Tiranës, në vitin 1985.

Studimet pasuniversitare për makroekonomi dhe financat ndërkombëtare i ka përfunduar në Universitetin e Konstanz-ës, Gjermani, në vitin 1994. Mban Titullin “Profesor” që prej vitit 2011.
 
Z. Kola është pedagog pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, që prej vitit 1986, si lektor i lëndëve makroekonomi dhe financat ndërkombëtare. Që prej vitit 2016, ai është drejtues i Departamentit të Ekonomiksit në këtë Fakultet. 

Gjatë karrierës së tij, z. Kola ka qenë këshilltar i jashtëm i Ministrit të Financave në periudhën 1997-1998 dhe i Kryetarit të Këshillit të Ministrave në periudhën 2002-2005. Për një periudhë të shkurtër, 1998-1999, ka qenë dhe Drejtor i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve (INSIG). Gjithashtu, ka qenë anëtar i Bordit drejtues të Bankës Kombëtare Tregtare në vitet 1997-1999 dhe i Bordit drejtues të Entit Kombëtar të Banesave në periudhën 2014-2017.

Ai ka kryer një sërë kualifikimesh afatshkurtra e afatgjata në universitete perëndimore, kryesisht ato gjermane.

Është autor i shumë artikujve të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit mbi problematikat që lidhen me financat ndërkombëtare, politikën monetare, politikën fiskale, rritjen ekonomike, etj. Gjithashtu, është autor i shumë referimeve të mbajtura në konferenca të zhvilluara brenda e jashtë vendit.

Z. Kola ka mbajtur një sërë leksionesh në universitete të ndryshme, si Universiteti i Bambergut në Gjermani; Universiteti i Siegen-it në Gjermani; Universiteti Politeknik i Budapestit në Hungari; Universiteti i Kaposvar-it në Hungari, si dhe Universiteti Andrássy i Budapestit në Hungari, i cili ofron programe studimi në gjuhën gjermane.