BANKA E SHQIPËRISË

CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të BSH, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre

Data e publikimit: 23.06.2021

 

Banka e Shqipërisë përveç materialeve të publikuara, informacionet e tjera të kërkuara janë të cilësuara sekret bankar dhe/ose të dhëna personale të punonjësve dhe për këtë arsye nuk mund të procedojmë me publikimin e tyre. 

Në vijim parashtrohen parashikimet ligjore mbi procedurën e zgjedhjes dhe kompetencat/detyrat e titullarëve të institucionit:

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 161, paragrafi i fundit i tij parashikon mënyrën e drejtimit të Bankës së Shqipërisë dhe mandatin  e Guvernatorit.

“Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.”

Gjithashtu ligji 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar (si më poshtë referuar për thjeshtësi si ligji për Bankën), në nenin 44 të tij përcakton përbërjen e Këshillit Mbikëqyrës dhe përzgjedhjen e anëtarëve të këtij Këshilli, i cili ka në përbërje dhe titullarë të institucionit,  konkretisht Guvernatorin, Zëvendësguvernatorin e Parë dhe Zëvendësguvernatorin e Dytë.

Emërimi i drejtuesve të njësive të Bankës së Shqipërisë kryhet nga Këshilli Mbikëqyrës,  mbështetur në parashikimin e nenit 43,  shkronja “h” të ligjit për Bankën e Shqipërisë:

“Këshilli Mbikëqyrës ka kompetencë….të  miratojë  emërimet  e  drejtuesve  të  departamenteve  në  Bankën  e  Shqipërisë, të  përcaktojë  në  përgjithësi  kushtet  e marrëdhënieve  të  punësimit  në Bankën e Shqipërisë të agjentëve dhe korrespondentëve të Bankës së Shqipërisë.”

Kompetencat kryesore të organeve drejtuese dhe titullarëve përcaktohen në nenin 43 dhe 53 të ligjit për Bankën e Shqipërisë, si dhe në nenet 10, 11, 12 të “Statutit të Bankës së Shqipërisë”,  të miratuar me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë 90/2015.

Ligji për Bankën dhe Statuti i Bankës së Shqipërisë mund të lexohen nëpërmjet dy linqeve në vijim:

Legjislacioni përfshin tërësinë e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë dhe funksionimin e Bankës së Shqipërisë dhe të subjekteve që licencohen dhe rregullohen prej saj.