Raporti Vjetor 1993

Authori: Banka e Shqipërisë
Data e prodhimit: 01.02.1994
Data e shtypjes: 01.02.1994
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të stabilizimit ekonomik, në qershor të vitit 1993 Shqipëria hyri në një fazë të re afatmesme të ruajtjes dhe forcimit të stabilitetit ekonomik e financiar. Gjatë vitit 1993 u bënë të gjitha përpjekjet për të hartuar e vënë në zbatim një sërë politikash efektive makroekonomike, të cilat bënë të mundur që treguesit kryesorë të inflacionit, të rritjes së prodhimit të përgjithshëm dhe përmirësimi në Bilancin e Pagesave të jenë në nivele më të mira se sa ato të parashikuara.