Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Viti i dytë i programit afatmesëm u karakterizua në përgjithësi nga një ecuri relativisht e suksesshme e
ekonomisë shqiptare. Objektivat finale makroekonomikë u realizuan në mënyrë të kënaqshme: rritja e
prodhimit të përgjithshëm të brendshëm vlerësohet të jetë rreth 7.4 për qind nga 8 për qind si objektiv
dhe përqindja vjetore e inflacionit u ul në nivelin 15.8 për qind nga 24 për qind e parashikuar.
Ringjallja e ekonomisë u shoqërua me rritje të investimeve, të cilat midis të tjerash ndikuan në zbutjen
e papunësisë.