Raporti Vjetor 2003

Data e prodhimit: 13.04.2004
Data e shtypjes: 23.08.2004
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor

Viti 2003 përgjithësisht shënoi zhvillime pozitive në drejtim të konsolidimit të stabilitetit makroekonomik të vendit, të rritjes ekonomike si dhe të zhvillimit dhe të shëndoshjes së sistemit financiar të vendit. Ky vit u karakterizua nga një rritje e mëtejshme cilësore e punës të Bankës së Shqipërisë, duke dhënë një kontribut pozitiv më të pasur në ekonominë shqiptare. Tashmë gjykoj se ekonomia shqiptare ka hyrë në një proces të pakthyeshëm reformash, që do ta afrojnë atë me modelet e përparuara të ekonomive që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimi Evropian.