Raporti Vjetor 2004

Data e prodhimit: 29.06.2005
Data e shtypjes: 29.06.2005
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor
Zhvillimi i ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2004, sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, ka qenë në përputhje me objektivat e strategjisë së zhvillimit ekonomik të vendit. Në bazë të vlerësimeve më të fundit, ekonomia shqiptare rezulton të jetë rritur me 6.0 për qind në terma realë, duke ruajtur ritmin mesatar të zhvillimit të pesë viteve të fundit.