Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020
Authori: Departamenti i Stabilitetit Financiar
Data e prodhimit: 30.04.2021
Data e shtypjes: 30.04.2021
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar
Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020 veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Ndërmjetësimi financiar vijoi me ritme të mira; cilësia e kredisë u ruajt në nivele të pranueshme; depozitat u rritën në mënyrë të ndjeshme; dhe treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë financiare mbetën në nivele të përshtatshme. Masat publike në fushën fiskale, monetare dhe prudenciale, ndihmuan në ecurinë e kreditimit, zbutën goditjen e pandemisë dhe ndihmuan në kontrollin e rreziqeve. Megjithë pritjet për një ecuri më të qëndrueshme drejt daljes nga pandemia, pasiguritë mbeten të konsiderueshme. Bankat duhet të vazhdojnë të ruajnë vigjilencën, veçanërisht në lidhje me monitorimin nga afër të aftësisë paguese të klientëve të tyre huamarrës. Si edhe më parë, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar.