Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2020
Publikuar nga: Banka e Shqipërisë
Authori: Departamenti i Stabilitetit Financiar
Data e prodhimit: 28.09.2020
Data e shtypjes: 28.09.2020
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020, veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, pavarësisht sfidave që paraqiti situata e pandemisë në vend. Masat operacionale të marra nga bankat për sigurimin e vijueshmërisë së funksioneve kritike dhe marrëdhënieve me klientelën dhe masat e marra nga autoritetet publike për zbutjen e goditjes së pandemisë mbi veprimtarinë ekonomike dhe financiare të vendit, mundësuan që veprimtaria e ndërmjetësimit financiar të vijojë në mënyrë të përshtatshme dhe treguesit financiarë të sektorit bankar të mbeten në nivele të mira. Pasiguria për zhvillimet ekonomike në kushtet e pranisë së pandemisë mbetet e konsiderueshme, dhe të tilla mbeten edhe sfidat për veprimtarinë bankare e financiare. Megjithatë, vlerësimet e industrisë bankare dhe ushtrimet e provës së rezistencës, sugjerojnë që kapacitetet e sektorit bankar për t’u pëballur me këto sfida janë aktualisht të mjaftueshme. Banka e Shqipërisë, mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar. *Botim i pafaqosur.