Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023
Data e prodhimit: 05.10.2023
Data e shtypjes: 05.10.2023
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti i Stabilitetit Financiar

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme, ku verat nominale te zerave kryesore te bilancit u ndikuan nga efekti pakesues i mbicmimit te kursit te kembimit te lekut. Rreziqet mbetën në nivele të kontrolluara dhe qendrueshmeria e sektorit bankar vleresohet e mire ne kushtet kur rezultati financiar u permiresua ndjeshem dhe nivelet e kapitalizimit të veprimtarisë mbeten ne nivele te pershtatshme. Zhvillimet ekonomike në vend ishin pozitive, ku kontributi i rritjes se te ardhurave nga sherbimet e turizmit ne rritjen ekonomike ishte me i ndjeshem. Presionet inflacioniste erdhen ne renie, por norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar te Bankes se Shqiperise. Politika fiskale ruajti prirjen e saj konsoliduese, ne kushtet e performances se mire te te ardhurave buxhetore. Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishme. Ndaj mbetet e rëndësishme që politikat ekonomike të synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, ndërsa institucionet financiare dhe autoritetet mbikëqyrëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të forcuar rezistencën e sistemit financiar.