Botime të veçanta

 

16.08.2018
Studime mbi sistemin bankar dhe zhvillimin ekonomik (Ideuar dhe përmbledhur nga: Gent Sejko)
Ky vëllim i edituar sjell për lexuesit një grup materialesh studimore të kryera nga stafi i Bankës së Shqipërisë me fokus aktivitetin bankar në ndërmjetësimin financiar dhe rolin e tij në ekonominë shqiptare. Kjo përmbledhje vjen në duart e publikut për të sjellë fakte dhe rezultate mbi çështje që lidhen me sistemin bankar dhe ndërlidhjen e tij me ekonominë në tërësi. Materialet përfaqësojnë rezultate të punës rigoroze dhe kërkimit shkencor të Bankës së Shqipërisë në këto drejtime përgjatë 10 viteve të fundit.

14.06.2018
Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

Në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, ju vjen në duar botimi me titull “Remitancat: Një mbështetje për zhvillim”. Ndonëse ndër vite, Banka e Shqipërisë ka kryer dhe publikuar studime të ndryshme për remitancat, sot ju sjellim për herë të parë një botim të gjithin dedikuar remitancave, për të theksuar se remitancat dhe rëndësia e tyre për ekonominë shqiptare qëndrojnë gjithnjë në fokusin e bankës qendrore.


29.05.2018
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2015

Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2015. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.

Faqe 1 nga 1