Analizë vrojtimi mbi turizmin gjatë vitit 2003 - Përdorimi i vrojtimeve për efekt të vlerësimit të shërbimeve të udhëtimit në bilancin e pagesave

Authori: Sektori i Bilancit të Pagesave dhe Vrojtimeve
Data e prodhimit: 30.03.2004
Data e shtypjes: 30.03.2004
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Analiza vrojtimi
Mundësitë dhe lehtësitë e krijuara për të udhëtuar nga njëri vend në tjetrin, heqja e barrierave mbi lëvizjen e njerëzve, shkëmbimi i shpejtë dhe i plotë i informacionit midis shteteve pavarësisht nga largësia fizike, interesimi i shumë vendeve për të shfrytëzuar burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre kulturore dhe historinë e tyre për të tërhequr vizitorë të shumtë, kanë bërë që turizmi të kthehet në një industri masive, me shumë interes dhe efekt në ekonomi. Në këtë analizë vrojtimi, shpjegohet se si rezultatet bruto të vrojtimit të turizmit “përkthehen” në shifrat që figurojnë në bilancin e pagesave, si edhe paraqitet një analizë krahasimore e zhvillimeve në turizëm për vitet 2002 - 2003. Në fund të materialit renditen disa rekomandime, që synojnë përmirësimin e mëtejshëm të punës për hartimin e statistikave të turizmit.