Matja e Efektit Balassa-Samuelson: Rasti i Shqipërisë

Authori: Evelina Çeliku, Rajna Hoxholli
Data e prodhimit: 13.05.2009
Data e shtypjes: 13.05.2009
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Ky material synon të verifikojë praninë e efektit Balassa – Samuelson si dhe ta masë atë në rastin e ekonomisë shqiptare, gjatë periudhës 1998-2006. Eksplorimi i efektit Balassa-Samuelson, përbën një aspekt të rëndësishëm për politikën monetare të ndjekur nga bankat qendrore, sepse ai i vë theksin lidhjes midis produktivitetit relativ të sektorit të tregtueshëm të një ekonomie të vogël të hapur në terma të sektorit të patregtueshëm të saj, me çmimet relative të këtyre dy sektorëve. Teorikisht, prania e një lidhjeje pozitive do të mbështeste faktin që inflacioni ndikohet nga rritja e produktivitetit relativ. Në këtë material, me ndihmën e modeleve ekonometrike, është vlerësuar efekti i brendshëm dhe i jashtëm Balassa-Samuelson mbi inflacionin.