Vrojtimi për aktivitetin kreditues, T1 - 2012

Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 16.04.2012
Data e shtypjes: 16.04.2012
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Bazuar në rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues, standardet e kredisë kanë janë shtrënguar më pak për bizneset por kanë vijuar të shtrëngohen më tej për individët gjatë tremujorit të parë të vitit 2012, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011. Sipas madhësisë së bizneseve, për ndërmarrjet e mëdha janë zbatuar standarde të shtrënguara, ndërsa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ato nuk kanë ndryshuar nga një tremujor më parë. Sipas qëllimit për të cilin përdoret, bankat kanë shtrënguar njësoj standardet, si për kredinë e akorduar ndërmarrjeve të mëdha për kapital qarkullues ose për qëllim investimi, edhe kredinë e dhënë individëve për blerje banese apo për konsum.