Buletini ekonomik, Vëllimi 5, Nr. 1 - Rreziku i Kreditit dhe Agjensitë Listuese të Cilësisë së Kreditit

Authori: Aida Hysi
Data e prodhimit: 15.04.2002
Data e shtypjes: 15.04.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Buletini Ekonomik
Në një mjedis tepër dinamik, ku tregjet ndryshojnë në fraksione të sekondës, ku shkalla e kryerjes së operacioneve në këto tregje është tepër e lartë dhe transmetimi i informacionit shumë i shpejtë, ku konkurrenca dhe rregullat e lojës paraqiten tepër të forta, nëse mendohet të luhet në tregjet financiare si investitor dhe njëkohësisht të mundësosh për biznesin një rezultat pozitiv apo të menaxhosh në mënyrë të suksesshme, kjo se pari kërkon njohjen dhe menaxhimin e rrezikut të kreditit -credit risk.