Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i aktivitetit kreditues
Rezultatet e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues për tremujorin e dytë të vitit 2017 tregojnë se standardet e kredisë për bizneset mbeten pothuajse të pandryshuar nga tremujori i kaluar, ndërsa standardet e kredisë për individë janë lehtësuar. Sipas madhësisë së biznesit vihet re se standardet e kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë lehtësuar disi, ndërsa në segmentin e ndërmarrjeve të mëdha kushtet kanë mbetur të pandryshuara. Për individët, standardet e kreditimit janë lehtësuar vetëm për kredinë konsumatore, ndërkohë që për kredinë për blerje banese kushtet mbetën të pandryshuara.