Analiza VBBK nëntor - 2021

Analiza VBBK nëntor - 2021
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 07.12.2021
Data e shtypjes: 07.12.2021
Kategoria e materialit: Vrojtime periodike / Vrojtim i bizneseve dhe i konsumatorëve
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 0.9 pikë në muajin nëntor, pasi kishte regjistruar rënie në tre muajt e mëparshëm. Niveli aktual i tij qëndron 8 pikë mbi mesataren afatgjatë (Grafik 1). Rritja e TNE-së u përcaktua kryesisht nga përmirësimi i besimit në sektorin e ndërtimit. Besimi në sektorët e industrisë dhe të tregtisë regjistroi rënie të lehtë, ndërsa besimi në sektorin e shërbimeve mbeti pothuaj në të njëjtin nivel me muajin e mëparshëm.