TENDER  I HAPUR KOMBËTAR

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Blerje dhe instalim i sistemeve te vëzhgimit në disa godina te Bankës se Shqipërisë”.

‘Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 115,000,000 Lekë.

Dokumentet e tenderit iu vihen ne dispozicion pas paraqitjes se kerkeses, nga administratori ose personi i autorizuar prej tij (me autorizimin perkates) ne adresen elektronike avaraku@bankofalbania.org. Ne kerkese duhet te citohen qarte: emri i kompanise, te dhenat e kontaktit (numri i telefonit, e-mail, etj,) si dhe objekti i prokurimit. Aksesimi i dokumenteve mund të bëhet vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 Lekë, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:     Banka e Shqipërisë

BIC:              STANALTR

IBAN:            AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi: Blerje dokumente tenderi për tenderin me objekt: “Blerje dhe instalim i sistemeve te vëzhgimit në disa godina te Bankës se Shqipërisë

Mandat pagesa, si dhe dokumentacioni i sipercituar dergohen te skanuara ne adresen elektronike te vene ne dispozicion.

Oferta duhet të paraqitet në adresë: Godina Qendrore e Bankës se Shqipërisë (Sheshi "Skënderbej", Nr.1, Tiranë), deri më datë 27 Maj 2020, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.