Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/III

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2021/III
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 12.08.2021
Data e shtypjes: 12.08.2021
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Ekonomia shqiptare shfaqi shenja inkurajuese gjatë gjysmës së parë të vitit, ku gjatë tremujorit të dytë të vitit rikuperimi i aktivitetit ekonomik ka fituar shpejtësi. Ky rikuperim mbështetet në një gamë të gjerë faktorësh dhe është prezent në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Reduktimi i kufizimeve falë procesit të vaksinimit, rritja e besimit të biznesit e konsumatorit, përmirësimi i ekonomive partnere, si dhe politikat mbështetëse monetare e fiskale, kanë sjellë rritje të konsumit të familjeve, të investimeve publike e private, si dhe të eksporteve. Në veçanti, kursi stimulues i politikës monetare ka ofruar një ambient me kosto të ulëta financimi, me kushte të përshtatshme kreditimi, dhe me kurs relativisht të qëndrueshëm këmbimi. Këto trende pozitive na kanë shtyrë të rishikojmë për lart projeksionet tona të rritjes ekonomike për vitin 2021 dhe kanë përforcuar më tej pritjet tona për kthimin e inflacionit në objektiv gjatë vitit 2022.

Në mbledhjen e radhës, Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm, për të mbështetur si rikuperimin e qëndrueshëm të ekonomisë ashtu dhe kthimin e inflacionit në objektiv. Për këtë arsye, ai vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5%. Ruajtja e kushteve të përshtatshme financiare do ti shërbejë nxitjes së konsumit dhe të investimeve, çka pritet të përkthehet më tej në rritje të punësimit e të pagave dhe në kthim gradual të inflacionit në objektiv

Përmbajtja