Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2022/IV

Raporti Tremujor i Politikës Monetare, 2022/IV
Authori: Departamenti i Politikës Monetare
Data e prodhimit: 10.11.2022
Data e shtypjes: 10.11.2022
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raport i Politikës Monetare

Analiza e informacionit të disponuar në këtë raport sugjeron se presionet inflacioniste po vijnë në rritje dhe baza e tyre shfaqet në zgjerim. Rritja e inflacionit pasqyron në masën më të madhe presionet e forta që vijnë nga ambienti i huaj, por dhe një kontribut në rritje nga ambienti i brendshëm. Inflacioni pritet të mbetet i lartë në vitin aktual, por të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky projeksion mbetet i kushtëzuar nga vijimi i procesit të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare. Gjithashtu, ai faktorizon pritjet e Bankës së Shqipërisë për stabilizimin e çmimeve në tregjet e huaja dhe për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit ekonomik në vend. Në respektim të objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%. Cikli normalizues i politikës monetare do të vijojë edhe në të ardhmen e afërt. Në çdo rast, shpejtësia e normalizimit do të jetë në përputhje me të dhënat e reja dhe e mjaftueshme për të respektuar objektivin afatmesëm të inflacionit.

Përmbajtja