Raporti i politikës monetare për gjashtëmujorin II '03

Authori: Departamenti i Statistikave
Data e prodhimit: 29.01.2004
Data e shtypjes: 28.01.2004
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti gjashtemujor i Politikes Monetare
Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2003 ka respektuar objektivat kryesorë makroekonomikë të përcaktuar në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik dhe Social. Të dhënat e mbledhura në lidhje me zhvillimet ekonomike të gjashtëmujorit të dytë përforcojnë vlerësimet më të hershme të Bankës së Shqipërisë, për një rritje të prodhimit të përgjithshëm bruto me rreth 6 për qind. Rritja ekonomike ka marrë jetë në kushtet e një inflacioni të ulët, të ruajtjes së disiplinës fiskale dhe të ecurisë sipas parashikimeve të sektorit të jashtëm ekonomisë gjatë vitit 2003.