Botime të veçanta

 

18.12.2019
Diaspora dhe Pagesat
“Diaspora dhe Pagesat” është botimi i dytë i Bankës së Shqipërisë, kushtuar emigracionit dhe diasporës. Këtë radhë jemi ndalur në risitë e sistemeve të pagesave dhe në mbështetjen që ato japin në thithjen dhe përdorimin me efikasitet të shtuar të dërgesave valutore nga emigracioni dhe diaspora.

08.03.2019
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2019-2021
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2019-2021, përcakton objektivat institucionale gjatë këtij trevjeçari dhe identifikon masat e burimet e nevojshme për përmbushjen e tyre. Ky publikim organizohet sipas një strukture që transmeton qartë dinamikën e veprimtarisë së brendshme dhe rezultatet e jashtme dhe bën të mundur matjen sasiore, dhe cilësore të masave në përmbushjen e objektivave të parashikuara në strategji.

05.03.2019
Konferenca Rajonale me temë “Planifikimi i rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme”
Qendra FinSAC e Bankës Botërore, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, organizuan Konferencën Rajonale për planifikimin e rimëkëmbjes dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka, më 15 nëntor 2018 në Tiranë. Në këtë konferencë morën pjesë rreth 50 përfaqësues të nivelit të lartë dhe ekspertë nga autoritete mbikëqyrëse dhe të ndërhyrjes së jashtëzakonshme nga vende të Bashkimit Evropian, vende kliente të FinSAC, si dhe përfaqësues të bankave tregtare në Shqipëri.

21.02.2019
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2017
Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2017. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.

20.02.2019
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2016
Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2016. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.
Faqe 1 nga 1