Java Globale e Parasë, 2026

 

Në datën 16 mars 2026, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, u organizua ceremonia kremtuese e Javës së Parasë për vitin 2026 nën sloganin “Flasim zgjuar për paranë!” . Banka e Shqipërisë mori pjesë për herë të dymbëdhjetë në këtë kremtim, ku në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe me mbështetjen Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, organizuan aktivitete edukative dhe ndërgjegjësuese, duke përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rreth 4700 nxënës dhe studentë, nga më shumë se 190 shkolla të të gjitha niveleve, nga i gjithë vendi. Aktivitetet e organizuara përfshinë: konkurse shkollore dhe leksione në auditoret e universiteteve. 

Organizatorë:

Banka e Shqipërisë (BSH) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e: Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), Junior Achievement of Albania (JAA).