BANKA E SHQIPËRISË
Konferenca virtuale vjetore e Bankës së Shqipërisë “COVID-19: Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore”
Data e publikimit: 29.10.2020
Më 29 tetor 2020, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science - LSE), organizoi konferencën virtuale me temë “COVID-19: Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore”.
Në këtë aktivitet, morën pjesë përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit, politikëbërës në fushën e ekonomisë dhe financave në vend, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e institucioneve financiare, të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues nga bota akademike.
Ky është viti i tretë që Banka e Shqipërisë organizoi konferencën e saj vjetore në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science), një ndër 10 universitetet më të mira në botë në fushat e studimeve sociale, ekonomike, politike, shoqërore e ndërkombëtare.
Qëllimi i konferencës së kësaj radhe ishte diskutimi rreth ndikimit të COVID-19 në ekonominë reale si në vendet me ekonomi të zhvilluar ashtu edhe në ato me ekonomi në zhvillim; përshtatja e politikave të bankave qendrore në përgjigje të sfidave që lindën si rrjedhim i gjendjes së krijuar nga pandemia, me fokus rajonin e Evropës Juglindore, dhe në veçanti Shqipërinë.
Informacion
Fjalët përshëndetëse
- Fjala e zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë
- Fjala përshëndetëse nga zj. Piroska Nagy Mohacsi, Drejtore e komanduar LSE Instituti për Çështje Globale
- Fjala përshëndetëse nga z. Erik Berglof, Drejtor, LSE Instituti për Çështje Globale
- Fjala e zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Prezantime sipas programit të Konferencës (në version anglisht)
Sesioni i parë - Menaxhimi i rreziqeve të Covid-19: ndikimi në ekonominë reale
- Chair: Piroska Nagy-Mohacsi, Interim Director, Institute of Global Affairs, LSE School of Public Policy
- Erik Berglof, Professor, LSE & Chief Economist, AIIB
- Natasha Ahmetaj, Second Deputy Governor, Bank of Albania
- Andrés Velasco, Professor, Dean, LSE School of Public Policy
- Yan Sun, Mission Chief for Albania, International Monetary Fund
- Adnan Khan, Professor, LSE School of Public Policy
- Riccardo Crescenzi, Professor, LSE Department of Geography and Environment
Sesioni i dytë - Paneli i Guvernatorëve
- Chair: Danae Kyriakopoulou, Chief Economist and Head of Research, OMFI
- Luljeta MINXHOZI, First Deputy Governor, Bank of Albania
- Anita Angelovska Bezhoska, Governor of the National Bank of the Republic of North Macedonia
- Boris Vujčić, Governor, Croatian National Bank
- Leonardo Badea, Deputy Governor, National Bank of Romania
- Martin Wolf, Chief Economics Commentator, Financial Times
- Doris Ritzberger-Grünwald, Director, Economic Analysis and Research Department, Oesterreichische Nationalbank
- Mario Blejer, LSE, former Governor of the Central Bank of Argentina and Bank of England Executive Director
Njoftime