Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2001

Authori: Departamenti i Mbikëqyrjes
Data e prodhimit: 01.01.2002
Data e shtypjes: 01.01.2002
Kategoria e materialit: Publikime Periodike / Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
Të rejat në fushën e teknologjisë, novacionet financiare dhe liberalizimi i tregjeve kombëtare dhe ndërkombëtare kanë ndryshuar kushtet në të cilat punojnë bankat dhe kanë pasur efekte në politikat monetare dhe në stabilitetin e sektorit financiar. Bankave u është dashur të përballojnë konkurrencën edhe të institucioneve financiare jobanka. Në shumë raste bankat u janë përgjigjur këtyre ndryshimeve me konsolidimin dhe zgjerimin e produkteve dhe të shërbimeve që ato ofrojnë. Në të njëjtën kohë me konsolidimin dhe zvogëlimin e dallimeve midis bankave dhe ndërmjetësve financiarë jobanka, është ngritur vazhdimisht edhe çështja e stabilitetit të sistemit dhe të funksionit të bankës qendrore si huadhënës i burimit të fundit.