Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Stabilitetit Financiar analizon zhvillimet me rëndësi të sistemit financiar dhe evidenton faktorët që përfaqësojnë rrezik sistemik.

Ky raport identifikon dhe vlerëson rreziqet me të cilat përballet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t'i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat korrigjuese të nevojshme.

Botohet në gjuhët shqipe dhe angleze, dy herë në vit.

Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019

Banka e Shqipërisë vlerëson se në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019 (më tej, ‘periudha’), sektori bankar tregoi zhvillime pozitive në veprimtarinë e tij, mbështetur në ecurinë e treguesve të performancës financiare dhe të ekspozimit ndaj rreziqeve. Me përmirësimin e veprimtarisë së ndërmjetësimit financiar, sektori bankar kontribuoi në rritjen ekonomike të vendit. Treguesit e kapitalizimit dhe ushtrimet e provës së rezistencës, dëshmojnë qëndrueshmërinë e veprimtarisë së sektorit bankar. Kjo qëndrueshmëri do të ruhet pavarësisht sfidës serioze dhe të paprecedentë me të cilën po përballet gjendja e shëndetit publik dhe zhvillimi i ekonomisë si rezultat i pandemisë së Koronavirusit SARS-COV-2 (Covid-19). *Raporti i faqosur do të publikohet në një moment të dytë