Sjellja e kreditimit në Shqipëri: Një shenjë konvergjence apo devijim nga tendenca e vet afatgjatë?

Authori: Irini Kalluci
Data e prodhimit: 16.08.2012
Data e shtypjes: 16.08.2012
Kategoria e materialit: Publikime jo periodike / Materiale Studimore
Zhvillimet e rritjes së shpejtë të kredisë gjatë viteve 2004-2008 në Shqipëri, por edhe ngadalësimi i menjëhershëm që pësoi ajo pas vitit 2008, janë çështje të rëndësishme që meritojnë një analizë më të thellë, jo vetëm nga pikëpamja e stabilitetit makroekonomik, por edhe atij të sistemit financiar. Ky material synon të studiojë sjelljen e kreditimit të ekonomisë shqiptare dhe të vlerësojë luhatjet që ajo ka pësuar gjatë dekadës së fundit. Për këtë arsye, janë përdorur si metoda statistikore ashtu edhe ekonometrike, për identifikimin e nivelit “ekuilibër” në rastin e Shqipërisë.